Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke propozuar që takimi të mbahet nesër në orën 09:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Hamza tha se, për shkak të rëndësisë së situatës politike, takimet duhet të zhvillohen në mënyrë serioze dhe institucionale.
Ai theksoi se PDK nuk është kundër dialogut, por sipas tij, para ndarjes së posteve duhet të ketë dakordim për programin qeverisës, prioritetet dhe mënyrën e adresimit të sfidave me të cilat përballet Kosova.
“Qëllimi i PDK-së nuk është ndarja e ministrive apo e posteve, por dakordimi për vizionin dhe prioritetet e qeverisjes”, deklaroi Hamza.




