Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë ka mirëpritur sot Komandantin e Stacionit Policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë vizitës, delegacioni i Policisë së Kosovës ka uruar Drejtorin e QKMF-së, Dr. Dardan Bytyqi, me rastin e marrjes së detyrës së re.
Në takim është vlerësuar bashkëpunimi i mirë ndër vite ndërmjet QKMF-së dhe Policisë së Kosovës, ndërsa është shprehur gatishmëria e të dyja institucioneve për ta forcuar edhe më tej koordinimin në të ardhmen.
Ky bashkëpunim synon të kontribuojë në ofrimin e shërbimeve më cilësore shëndetësore, si dhe në garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.
QKMF “Dr. Shpëtim Robaj” ka falënderuar komandantin Nazmi Zogaj dhe bashkëpunëtorët e tij për vizitën, urimet dhe mbështetjen e vazhdueshme institucionale.




