Disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë kundërshtuar hapjen e Klasterit 3 për Serbinë në procesin e anëtarësimit në BE, pas bisedimeve të ambasadorëve të 27 vendeve në Bruksel.
Sipas raportimeve, të paktën tetë vende, përfshirë Holandën, Kroacinë, Bullgarinë dhe shtetet baltike, kanë shprehur kundërshtim ndaj avancimit të negociatave me Beogradin.
Ndër arsyet e përmendura janë qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë, shqetësimet për sundimin e ligjit dhe mungesa e përparimit në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, veçanërisht me Kosovën.
Kroacia ka qenë ndër vendet që më herët ka kërkuar hapa konkretë nga Serbia, përfshirë përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023, para se të mbështesë avancimin e saj në procesin evropian




