Me datën 09.07.2026, rreth orës 19:20, njësia e patrullës e stacionit policor në Ferizaj, në rrugën “Enver Topalli”, ka ndaluar për kontroll një automjet të tipit Lamborghini.
Gjatë kontrollit, te pasagjeri, V. S., ( 32 vjeç) kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një armë zjarri, pistoletë me tetë ( fishekë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit dhe është iniciuar rasti për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.




