Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka reaguar pas lajmeve të publikuara në disa media, të cilat aludonin për përfshirjen e saj në një skemë të dyshuar të pastrimit të parave.
Përmes një deklarate në rrjetet sociale, ajo ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke theksuar se nuk është subjekt i asnjë hetimi nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Xhensila i ka cilësuar të pavërteta dhe të pabazuara lajmet e publikuara, duke thënë se ato dëmtojnë figurën dhe reputacionin e saj.
Ajo u ka bërë thirrje mediave të verifikojnë informacionet para publikimit, ndërsa ka paralajmëruar se do të ndjekë rrugët ligjore ndaj kujtdo që, sipas saj, shpërndan shpifje ose informacione të rreme.




