Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se inflacioni vjetor në Kosovë ka arritur në 6.0 për qind gjatë muajit qershor 2026, ndërsa në baza mujore çmimet kanë shënuar rënie prej 0.1 për qind.
Sipas ASK-së, rritja e çmimeve është nxitur kryesisht nga transporti (13.7%), strehimi dhe energjia (11.1%), si dhe ushqimet dhe pijet joalkoolike (3.9%).
Në baza mujore, rënia është ndikuar nga ulja e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 0.6 për qind, si dhe e strehimit dhe energjisë me 0.3 për qind.




