Një veturë taksi është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në zonën e “Rrugës B” në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet e zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe të sigurojnë zonën.
Komandanti i Batalionit të Parë të Zjarrfikësve në Prishtinë, Muhamet Beqiri, ka bërë të ditur se nga incidenti nuk ka persona të lënduar.
Sipas tij, zjarri është shuar nga ekipet emergjente, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e përfshirjes së automjetit nga flakët./EO/




