Takimi mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, po vazhdon prej më shumë se dy orësh.
Kurti në takim ka shkuar i shoqëruar nga Hekuran Murati, ndërsa Abdixhiku është shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.
Bisedimet po zhvillohen pas certifikimit të rezultateve zgjedhore dhe me ftesë të Kurtit, me qëllim diskutimin për formimin e institucioneve të reja. Gjatë ditës, Kurti ka zhvilluar takim edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën.




