Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka krahasuar përparimin e Shqipërisë në negociatat me Bashkimin Evropian me procesin e integrimit të Kosovës.
Ai tha se, ndërsa Shqipëria po mbyll kapituj negociues për anëtarësim në BE, aplikacioni i Kosovës, i dorëzuar në vitin 2022, sipas tij, ka mbetur pa u shqyrtuar. Miftaraj kritikoi qeverisjen dhe tha se, me nivelin aktual të korrupsionit dhe keqqeverisjes, aplikacioni rrezikon të mbetet i patrajtuar edhe për vite të tjera.
Sipas tij, Shqipëria ka gjasa të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, gjë që e cilësoi si një lajm shumë të mirë.




