Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër gjendjen në sektorin e shëndetësisë, duke e cilësuar atë si pasojë të keqqeverisjes dhe korrupsionit.
Ajo tha se mungesa e barnave, dështimet në furnizime, listat e gjata të pritjes dhe kushtet në klinikat e QKUK-së tregojnë gjendjen reale të sistemit shëndetësor.
Bajrami theksoi se përgjegjësia bie mbi qeverinë, duke shtuar se kur dështon shëndetësia, dështon edhe shteti.




