Dy oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, major Afrim Xhelili dhe major Besnik Thaqi, kanë përfunduar me sukses Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit (ACSC) në Akademinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar në Shrivenham.
Ata gjithashtu kanë marrë titullin Master në Studimet e Mbrojtjes nga King’s College në Londër.
Në këtë program, i cili synon zhvillimin e aftësive komanduese dhe shtabore në nivel strategjik e operacional, morën pjesë mbi 240 oficerë nga Britania e Madhe dhe 47 shtete të tjera.
FSK-ja ka vlerësuar se përfundimi i këtij kursi dëshmon angazhimin për ngritjen profesionale dhe përgatitjen e saj sipas standardeve ndërkombëtare.




