Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ka deklaruar se Franca mbetet një aleate e besueshme e Kosovës dhe se synon të forcojë bashkëpunimin në ekonomi, kulturë dhe fusha të tjera.
Në Ditën Kombëtare të Francës, Guérot ka theksuar rëndësinë e vlerave të lirisë, barazisë dhe vëllazërisë, duke kujtuar se këto janë baza të Republikës Franceze.
Ai ka thënë se Franca e ka mbështetur Kosovën që nga fillimi dhe ka kontribuar në procesin e krijimit të shtetit të saj.
Guérot ka përmendur edhe gatishmërinë e Francës për të ndihmuar në organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 në Prishtinë, duke ndarë përvojën nga organizimi i Lojërave Olimpike 2024.
Sipas tij, marrëdhëniet mes dy vendeve po zhvillohen edhe përmes bashkëpunimit kulturor, ndërsa ka përmendur mbështetjen për kinematografinë kosovare dhe praninë e kompanive franceze në Kosovë.




