Një person i dyshuar për “vrasje në tentativë” është vetëdorëzuar në Polici, pasi dyshohet se plagosi një person me armë zjarri në rrugën “Mbreti Pirro” në Pejë.
Viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij raportohet stabile.
Gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit, policia ka sekuestruar municion dhe karikatorë, ndërsa pas vetëdorëzimit ai ka dorëzuar edhe dy armë, dy karikatorë dhe 15 fishekë.
Rasti po hetohet nga organet kompetente.




