Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Alban Krasniqi, ka reaguar lidhur me debatet për reformat dhe veprimet e institucioneve ndaj rasteve të ndryshme.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se në Klinikën e Pediatrisë në QKUK po bëhen përmirësime konkrete, si pastrimi i hapësirave, ndërrimi i çarçafëve dhe rregullimi i pajisjeve, por sipas tij ndryshimi i qasjes ndaj institucioneve publike kërkon kohë.
Ai ka deklaruar se kur shteti ndërmerr masa ndaj rasteve si ai i kompanisë Vita apo ndaj personave të dyshuar për korrupsion, disa aktorë e akuzojnë për shkelje të të drejtave apo pengim të bizneseve.
“Po reformë radikale, le ta prekë këdo, pa dallim”, ka shkruar Krasniqi.
Në reagimin e tij, ai ka kritikuar edhe gjendjen në kryeqytet, duke thënë se në Prishtinë “po vlon krimi dhe bërlloku”, ndërsa sipas tij kjo situatë po mbulohet nga aktorë të caktuar.




