Aktori i njohur turk, Kerem Bürsin, ka tërhequr vëmendjen e fansave pas disa fotografive të publikuara nga udhëtimi i tij në Azerbajxhan.
Bürsin u nderua me një yll në bulevardin “Sea Breeze Walk of Fame”, duke u renditur mes emrave të njohur ndërkombëtarë të artit. Gjatë ceremonisë, aktori u prit nga shumë fansa dhe ndau momente nga aktiviteti me ta.
Megjithatë, një detaj në fotografitë e tij ka nxitur reagime në rrjete sociale. Një unazë në gishtin e aktorit ka bërë që fansat të dyshojnë se ai mund të jetë fejuar, por deri tani Bürsin nuk ka dhënë asnjë konfirmim zyrtar.
Lidhja e fundit publike e aktorit ishte me influencuesen turke Selin Yağcıoğlu. Pas disa spekulimeve për ndarje, dyshja nuk ka bërë më deklarata publike për jetën e tyre private.




