Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur t’ia vazhdojë edhe për dy muaj masën e paraburgimit Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për veprën penale të spiunazhit.
Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar se gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe ka caktuar vazhdimin e paraburgimit edhe për një periudhë dy mujore.
Sipas njoftimit të gjykatës, ndaj Shehollit ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “spiunazh në vazhdimësi”.
Hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.




