Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka prezantuar raportin gjashtëmujor të punës për periudhën janar–qershor 2026.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe është rritur zbulueshmëria e veprave penale, ndërsa policia ka realizuar 385 operacione dhe ka sekuestruar 50 armë.
Në rajonin e Prizrenit janë regjistruar tri raste vrasjesh, për të cilat të dyshuarit janë arrestuar. Policia ka theksuar se prej vitesh nuk ka pasur raste vrasjesh me kryerës të pazbuluar.




