Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave që, sipas tij, përmbajnë narrativë të periudhës së Millosheviqit për Kosovën.
Haradinaj ka thënë se Kosova nuk ka qenë asnjëherë pjesë e identitetit të Serbisë, duke theksuar se vendi është i lirë dhe se qytetarët e saj janë të gatshëm ta mbrojnë shtetin.
“Kosova kurrë nuk ka qenë zemra e Serbisë. Kosova ka qenë dhe mbetet fundi i Serbisë dhe kapitullimi i saj”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka vlerësuar se, sipas tij, retorikat e tilla vetëm e forcojnë vetëdijen kombëtare dhe përkushtimin për mbrojtjen e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës.
“Kjo gjuhë millosheviçiane vetëm sa e forcon vetëdijen tonë kombëtare si një komb i lirë dhe i gatshëm ta mbrojë këtë shtet dhe këtë liri”, ka deklaruar ai.
Haradinaj ka shtuar se Kosova ka rëndësi të veçantë për shqiptarët, duke e cilësuar atë si një simbol të rëndësishëm kombëtar.




