U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në pritjen lamtumirëse të organizuar me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.
Haxhiu ka shprehur mirënjohje për punën dhe angazhimin e ambasadorit Sprecher në forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
Ajo i ka uruar atij suksese në angazhimet e ardhshme, duke vlerësuar se partneriteti dhe miqësia mes dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në të ardhmen.




