Franca dhe Spanja do të përballen sonte në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës 2026, në një duel që pritet të dhurojë spektakël dhe të përcaktojë finalistin e parë të turneut.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin “AT&T” në Arlington.
Franca synon të hakmerret për humbjen ndaj Spanjës në përballjen e fundit mes dy kombëtareve, ndërsa spanjollët vijnë me një bilanc më të mirë në ndeshjet direkte.
Nga 38 takime të zhvilluara mes tyre, Spanja ka fituar 18, Franca 13, ndërsa shtatë ndeshje kanë përfunduar pa fitues.
Fituesi i kësaj sfide do të sigurojë një vend në finalen e madhe të Botërorit 2026.




