Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ndarë mjetet financiare për partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës për periudhën 9 korrik – 31 dhjetor 2026.
Përfituesja më e madhe është Lëvizja Vetëvendosje, e cila me 49 deputetë do të marrë rreth 881 mijë euro nga fondi për mbështetjen e partive politike.
Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22 deputetë, e cila do të përfitojë rreth 382 mijë euro, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës me 18 deputetë do të marrë mbi 312 mijë euro.
Lista Serbe do të përfitojë rreth 156 mijë euro, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbi 121 mijë euro, ndërsa partitë e tjera parlamentare do të marrin shuma më të vogla në varësi të numrit të deputetëve.
KQZ ka bërë të ditur se pas konstituimit të Kuvendit do të bëhet edhe ndarja e veçantë e 10 për qindëshit të fondit për mbështetjen e punës së deputetëve dhe grupeve parlamentare.




