Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar takim me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale të sigurisë në rajon, koordinimin me partnerët strategjikë dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Maqedonci ka falënderuar Britaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe sektorit të mbrojtjes, duke theksuar rëndësinë e partneritetit dypalësh.
Palët kanë rikonfirmuar angazhimin për thellimin e bashkëpunimit në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal.




