Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat vlejnë për ditën e sotme.
Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë (dizel) është 1.54 euro, ndërsa benzina do të shitet deri në 1.40 euro për litër. Çmimi maksimal i gazit është caktuar në 0.60 euro për litër.
Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 e datës 15 korrik 2026 dhe zbatohen në përputhje me vendimin e MINT-it për përcaktimin e çmimeve maksimale të lejuara për derivatet e naftës.




