Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, është intervistuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të hetimeve për rastin e shpronësimeve në fshatin Shipitullë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka konfirmuar se Thaçi dyshohet për veprën penale “Ushtrim ndikimi”.
“Konfirmojmë se H.Th. është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të procedurave hetimore që po zhvillohen për një rast që lidhet me shpronësimet në fshatin Shipitullë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Ushtrim ndikimi’”, ka deklaruar Luta.
Deklarata e Prokurorisë vjen pasi Halil Thaçi, pas daljes nga intervistimi, kishte thënë se ishte paraqitur në cilësinë e dëshmitarit dhe se kishte dhënë përgjigje për çështjet për të cilat kishte njohuri.




