Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht në zonat rurale ku qarkullojnë makineri bujqësore dhe mjete të rënda pune.
Sipas njoftimit, çdo vit raportohen mbi 100 aksidente ku përfshihen mjete motorike të punës, përfshirë traktorë, makineri bujqësore dhe automjete të tjera të rënda.
Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, të ulin shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të veçantë gjatë afrimit me këto mjete, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e sigurisë në rrugë.




