Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet Tërnava dhe Shabani nga Vushtrria, pas humbjes tragjike të familjarëve të tyre në aksidentin pranë Bllacës.
Ajo tha se ndan dhimbjen me familjet e viktimave, të cilët humbën jetën derisa ishin nisur drejt Kosovës.
“Zoti ju dhashtë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe”, ka shkruar Bajrami, duke u shprehur ngushëllime të afërmve dhe miqve të viktimave.




