Në rrugën Mitrovicë–Bajgorë po vazhdojnë ndërhyrjet për përmirësimin e sigurisë në komunikacion.
Gjatë punimeve po bëhet zëvendësimi i gabioneve të dëmtuara, ndërsa në disa segmente do të vendosen edhe mbrojtëse të reja anësore.
Paralelisht, po përgatitet projekti për rehabilitimin e pjesës së mbetur të rrugës, përfshirë edhe rinovimin e urave përgjatë këtij segmenti.




