Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se gjatë periudhës janar–qershor 2026 ka trajtuar për herë të parë kontributet pensionale të mbetura pezull për 216 subjekte, duke mundësuar kreditimin e llogarive të punëtorëve me mbi 5.4 milionë euro.
Sipas ATK-së, ky veprim përbën një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe garantimin e zbatimit të detyrimeve ligjore nga punëdhënësit.
“Ky është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, sepse çdo kontribut duhet të shkojë aty ku i takon”, thuhet në njoftimin e ATK-së.




