Pas një periudhe pauze nga aktivitetet muzikore, këngëtari Gjesti ka paralajmëruar rikthimin e tij me një projekt të ri.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se muajin e fundit ka zgjedhur të pushojë dhe të largohet përkohësisht nga angazhimet, duke kaluar më shumë kohë pranë familjes dhe në ambientin e shtëpisë.
Artisti u ka premtuar fansave se po përgatit një surprizë për këtë verë, duke kërkuar edhe pak durim deri në publikimin e saj.
“Besoni Besartit”, ka shkruar ai në fund të mesazhit, duke lënë të kuptohet se projekti i ri do të publikohet së shpejti.





