Ministria e Bujqësisë ka dërguar ekipe profesionale në terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga breshëri në Komunën e Istogut dhe për të përgatitur masat e rikuperimit për fermerët.
Ekipet e Institutit Bujqësor të Kosovës dhe Departamentit të Shërbimeve Këshilluese e Teknike, në bashkëpunim me komunën, po analizojnë dëmet në kulturat bujqësore dhe nevojat për ndërhyrje urgjente.
Ministria ka bërë të ditur se rekomandimet për fermerët do të jepen pas përfundimit të vlerësimeve, ndërsa është themeluar edhe një shtab për koordinimin e masave dhe përgatitjen e një programi për rikuperimin e prodhimit bujqësor.




