Fluksi i mërgimtarëve në pikat kufitare të Kosovës ka shënuar rritje, duke shkaktuar pritje më të gjata në hyrje të vendit.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet në pikën kufitare Dheu i Bardhë arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare pritjet janë deri në 5 minuta.




