Një shtetas i Kosovës është ekstraduar nga Italia, pasi kërkohej me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i për veprat penale falsifikim i dokumenteve dhe keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.
Policia e Kosovës njoftoi se ekstradimi u realizua në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe institucionet e drejtësisë. Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari iu dorëzua njësive kompetente të Policisë në rajonin e Prishtinës për vazhdimin e procedurave ligjore.
Policia theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin ndërkombëtar për gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar nga drejtësia.




