Numri i familjeve që përfitojnë nga skema e asistencës sociale në Kosovë ka shënuar rënie gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në muajin janar asistencë sociale kanë marrë 16.110 familje, ndërsa deri në fund të muajit qershor ky numër ka rënë në 15.090 familje. Kjo paraqet një ulje prej 1.020 familjesh brenda gjysmës së parë të vitit.
Familjet e kategorisë së parë vazhdojnë të përbëjnë pjesën më të madhe të përfituesve. Në janar, nga kjo kategori përfitonin 12.189 familje, ndërsa në qershor numri ka rënë në 11.488.
Rënie është regjistruar edhe te familjet e kategorisë së dytë, ku numri i përfituesve ka zbritur nga 3.921 në janar në 3.602 familje në qershor.
Sipas statistikave mujore të ASK-së, numri i familjeve përfituese ishte:
Janar – 16.110 familje
Shkurt – 15.872 familje
Mars – 15.595 familje
Prill – 15.414 familje
Maj – 15.263 familje
Qershor – 15.090 familje




