Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku janë raportuar gjithsej 86 aksidente trafiku.
Sipas të dhënave, një aksident ka përfunduar me fatalitet, 36 aksidente kanë shkaktuar të lënduar, ndërsa 49 kanë qenë me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, Policia ka shqiptuar 2 mijë e 532 tiketa trafiku. Po ashtu, janë arrestuar 19 persona, ndërsa 10 persona janë dërguar në mbajtje, një në ndalim policor dhe një person është duke vuajtur dënimin.




