Një burrë ka pësuar lëndime trupore pas një sulmi fizik në Istog, ku të dyshuara për rastin janë dy gra.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 22 korrik, rreth orës 21:35, kur dy të dyshuarat, shtetase të Kosovës, dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull.
I lënduari ka marrë tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të pësuara.
Policia ka bërë të ditur se njëra nga të dyshuarat është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara tjetër pritet të intervistohet në vazhdim të procedurave hetimore.




