Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në një ceremoni të organizuar në Tropojë, ku disa figura të shquara u nderuan me titullin “Qytetar Nderi” për kontributin e tyre ndaj atdheut dhe kombit.
Haradinaj ka vlerësuar rolin e patriotëve nga Shqipëria që iu bashkuan luftës për çlirimin e Kosovës, duke theksuar se shumë prej tyre me përvojën dhe profesionalizmin e tyre dhanë kontribut të rëndësishëm në organizimin e luftës.
Në këtë ceremoni u nderuan Halil Kuçana, Avni Hoxha, Rexhep Kortoçi dhe Selim Demushi për shërbimin e tyre ndër vite.
Me këtë rast, Haradinaj i dekoroi ata me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në mbështetje të Kosovës dhe çështjes kombëtare.




