Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”, pas një ngjarjeje tragjike të ndodhur në bjeshkën e Strellcit, në komunën e Deçanit.
Rasti u raportua më 23 korrik 2026, pasi një person u gjet pa shenja jete në oborrin e një stani, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e viktimës, ndërsa në vendin e ngjarjes policia sekuestroi një armë zjarri, një karikator të zbrazët dhe 24 fishekë.
Hetimet po zhvillohen nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Pejë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.





