Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se, sipas informacioneve që posedon, një numër ish-gjyqtarësh, ish-prokurorësh dhe staf administrativ nga komuniteti serb kanë marrë pagesa nga Serbia edhe gjatë kohës kur ushtronin detyrën në institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Ajo tha se këto pagesa kanë nisur që nga viti 2017 dhe se, sipas saj, kanë ndikuar në integritetin e sistemit të drejtësisë, veçanërisht në veri të vendit.
Haxhiu i bëri thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të veprojë sipas praktikës ligjore për lirimin nga detyra të gjyqtarëve që kanë dhënë dorëheqje, duke theksuar se sistemi i drejtësisë nuk mund të funksionojë me zyrtarë që, sipas saj, veprojnë nën ndikimin e një shteti tjetër./EO/




