Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 2,638 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.
Sipas raportit ditor, në të njëjtën periudhë janë regjistruar 68 aksidente trafiku. Prej tyre, dy kanë përfunduar me fatalitet, 30 kanë shkaktuar lëndime trupore, ndërsa 36 kanë qenë vetëm me dëme materiale.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 31 persona. Nga ta, 19 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy persona janë dërguar për vuajtje të dënimit.




