Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve (ZRA), njëkohësisht prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, ka zhvilluar takim me zyrtarë të deleguar nga institucionet kryesore ligjzbatuese në vend.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Njësia për Inteligjencë Financiare dhe Dogana e Kosovës.
Gjatë diskutimeve u trajtua progresi i lëndëve, hartimi i koncept-dokumentit, struktura aktuale ligjore e Zyrës për Rikthimin e Aseteve, si dhe planet për aktivitetet e ardhshme.
Hyseni i njoftoi pjesëmarrësit edhe për takimin e përbashkët që do të mbahet në muajin shtator ndërmjet ZRA-së dhe strukturave për rikthimin e aseteve nga Bosnja e Hercegovina, Sarajeva dhe Shqipëria.




