Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me përfaqësues të supermarketeve në Kosovë.
Në takim u diskutua për sigurinë ushqimore, mbrojtjen e konsumatorit, etiketimin e produkteve, kushtet e ruajtjes dhe respektimin e standardeve ligjore.
Kusari-Lila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe sektorit privat për garantimin e një tregu të drejtë dhe transparent.
Ajo tha se MINTI do të vazhdojë zbatimin e masave ligjore për mbrojtjen e konsumatorëve, prodhimit vendor dhe konkurrencës së ndershme.




