Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka realizuar kursin “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijës së Zjarrit”, me qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të pjesëtarëve.
Trajnimi synon përgatitjen e pjesëmarrësve për udhëheqjen e poligoneve dhe mbikëqyrjen e vijës së zjarrit, duke siguruar zbatimin e procedurave standarde, sigurinë dhe efikasitetin gjatë qitjeve dhe stërvitjeve.
Sipas KDS-së, ky kurs rrit gatishmërinë e pjesëtarëve për zhvillimin e sigurt dhe profesional të aktiviteteve stërvitore, ndërsa trajnimet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.




