Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për zbatim të standardeve të dyfishta në trajtimin e rasteve që lidhen me zyrtarët publikë.
Behrami ka përmendur rastin e ministres Donika Gërvalla, duke pretenduar se ajo është liruar nga akuzat për mosdeklarim të pasurisë, ndërsa ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, po trajtohen persona të tjerë.
Sipas Behramit, pushteti u ofron mbrojtje dhe avancim personave të afërt, ndërsa ndaj të tjerëve përdoret propagandë dhe linçim politik.




