Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për informim mbi përdorimin e PrEP (Profilaksa para Ekspozimit), një metodë për parandalimin e infektimit me HIV.
Sipas IKSHPK-së, PrEP u dedikohet personave që janë HIV negativ dhe kanë rrezik të shtuar për ekspozim. Kur përdoret sipas udhëzimeve të profesionistëve shëndetësorë, kjo metodë mund të zvogëlojë rrezikun e infektimit përmes kontaktit seksual deri në 99 për qind.
Instituti u bën thirrje qytetarëve të informohen dhe të kujdesen për shëndetin e tyre përmes masave parandaluese.




