Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 1 aksident trafiku me fatalitet, 41 aksidente me persona të lënduar dhe 54 aksidente me dëme materiale.
Po ashtu, policia ka shqiptuar 2,113 tiketa trafiku, ka arrestuar 16 persona, ndërsa 2 persona janë dërguar në mbajtje dhe 2 të tjerë janë në vuajtje të dënimit.




