Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar që Prokuroria të hetojë të gjitha profilet e rreme dhe rrjetet e organizuara që, sipas saj, kanë përhapur shpifje, gjuhë urrejtjeje dhe kanë manipuluar opinionin publik.
Ajo tha se hetimet nuk duhet të ndalen vetëm te administratorët e profileve, por të zbulojnë edhe organizatorët, financuesit dhe personat që qëndrojnë pas tyre.
Sipas Çitakut, mbrojtja e demokracisë kërkon luftimin e propagandës së organizuar, dezinformimit dhe anonimatit në rrjetet sociale.




