Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë të ditur se të hënën do të paraqitet në Prokurorinë Speciale për të denoncuar profilin “Lule Gjeli” dhe për të dorëzuar informacionet që disponon lidhur me këtë rast.
Ajo ka deklaruar se pas njoftimit për nisjen e hetimeve nga Prokuroria Speciale, ka kontaktuar me institucionin dhe është informuar se rasti tashmë po trajtohet nga një prokurore e caktuar.
Deliu-Kodra u ka bërë thirrje qytetarëve që pretendojnë se janë kërcënuar, shantazhuar, fyer apo dëmtuar nga aktiviteti i këtij profili, që të paraqesin dëshmitë e tyre para organeve kompetente.
Sipas saj, çdo informacion dhe denoncim mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rastit, duke theksuar se askush nuk duhet të përballet me frikë nga kërcënimet, shantazhet apo gjuha e urrejtjes.
Ajo ka shprehur bindjen se institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë dhe përgjegjësit të përballen me pasojat ligjore për veprimet e tyre.




