Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka intensifikuar kontrollet në sektorin e shërbimeve që lidhen me organizimin e ahengjeve dhe dasmave, me synim rritjen e zbatimit të obligimeve tatimore.
Sipas ATK-së, aksioni do të përfshijë kontrollin e sallave të dasmave dhe hoteleve, kompanive të cateringut, këngëtarëve dhe grupeve muzikore, DJ-ve, videografëve, fotografëve, ofruesve të veshjeve ceremoniale, makeup artistëve, hairstylistëve, dekoruesve, organizatorëve të eventeve, kompanive të ndriçimit dhe efekteve speciale, shërbimeve “Rent a Car”, ëmbëltoreve që përgatisin torta për dasma, si dhe luleshitësve.
ATK u ka bërë thirrje qytetarëve dhe klientëve që kanë shfrytëzuar këto shërbime të bashkëpunojnë me institucionin gjatë zhvillimit të këtyre veprimeve operative.




