Kosova dhe Franca kanë nënshkruar dy marrëveshje në fushën e drejtësisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale dhe ekstradim.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se këto marrëveshje do të rrisin bashkëpunimin mes institucioneve të dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe kriminalitetit ndërkufitar.
Sipas saj, marrëveshjet krijojnë mundësi më të mira për shkëmbimin e provave dhe informacionit, si dhe për ndjekjen e personave të kërkuar nga drejtësia. Gërvalla theksoi se krimi nuk duhet të gjejë strehë përtej kufijve.




