Real Madridi është pranë finalizimit të transferimit të talentit nga Bregu i Fildishtë, Yan Diomande, nga RB Leipzig për rreth 100 milionë euro.
19-vjeçari zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Leipzigun, duke shënuar 15 gola dhe dhënë 11 asistime në 46 ndeshje. Për shërbimet e tij interesim kishin shfaqur edhe PSG, Manchester City dhe Arsenal.
Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet para nisjes së Real Madridit për fazën përgatitore në Austri.




